Delta Group pjesë e panaireve

Me synimin për të qenë sa më pranë klientëve Delta Group është bërë pjesë e disa panaireve të zhvilluara në vendin tonë. Me stendën e saj ajo ishte e pranishme në panairin “Energjia & Ndërtimi” i cili u zhvillua nga Tirana Expo Centre në bashkëpunim me Ministrinë e Energjisë, Industrisë , Transportit  dhe Infrastrukturës. Panairi ndërkombëtar regjistronte edicionin e tij të tretë . Ngrohja globale, ndërgjegjësimi gjithnjë e në rritje për mbrojtjen e mjedisit, burimet e pakta të energjisë , domosdoshmëria për një ringjallje të industrisë së ndërtimit, rritja e kapaciteteve për të promovuar efiçencën e energjisë janë disa nga çështjet kryesore mbi bazat e të cilës u organizua edhe ky panair i cili ju mundësonte kompanive të huaja njohjen  me potencialet e tregut shqiptar.

“Work & Study “ ishte një tjetër panair ku Delta Group ishte pjesmarrëse më stendën e saj. Evenimenti i organizuar nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, Ministria e Arsimit dhe Sporteve dhe Bashkia e Tiranës shihet si një mundësi ku shpalosen ofertat më të mira të punësimit dhe të studimit. Stenda e Delta Group u vizitua në masë nga ata që zgjodhën të ishin pjesë e panairit duke i dhënë mundësinë kujdo që të njihej me kompaninë dhe mundësitë e punësimit në të.