Historiku

Delta Group  është një udhëheqës i koncepteve të reja në  fushën e ndërtimit. Prezenca e produkteve të Delta Group jo vetëm në Shqipëri e rajon por edhe përtej këtyre kufijve tregon edhe njëherë potencialin e këtij grupi për të përmbushur çdo kërkesë të konsumatorit në gamë, cilësi dhe çmim. Delta Group ndodhet me seli në Tiranë dhe nën ombrellën e saj janë kompanitë tashmë shumë të njohura për tregun vendas dhe atë ndërkombëtar si delta home, Deutschcolor, Thermoswiss, DAST dhe delta.

Ajo i ka fillesat e saj  në vitin 1996 me kompaninë delta në qytetin e Elbasanit, me hapjen e një dyqani modest për tregtimin e pllakave dhe paisjeve hidrosanitare. Shumë shpejt, falë një angazhimi serioz në vitin 2000, delta zgjeroi  aktivitetin me një magazinë, e shoqëruar edhe nga një ekspozitë moderne, e pasur me artikuj të shumëllojshëm për nga cilësia dhe çmimi, një trend  për kohën dhe me dizajne bashkëkohore. Duke qenë se kërkesa sa vinte e shtohej bëri që në vitin 2001, delta të zgjerojë aktivitetin e saj në qytetin e Tiranës, duke hapur një ekspozitë të re dhe një magazinë pranë rr.”Jordan Misja”.

Në vitet 2007  një magazinë dhe një ekspozitë e re u hapën në qytetin e Durrësit. delta zgjodhi këtë qytet si një pikë gjepolitike e vizionit të saj në një nga qytetet nevralgjike të  Shqipërisë  për të përmbushur arritjet e saj strategjike në tregun vendas dhe më gjerë duke pasur pranë edhe portin më të madh në vend.

Në vitin 2009 delta do të ishte prezente edhe me dy ekspozita të reja në qytetin e Tiranës, një në zonën e ish Bllokut si dhe një ekspozitë dhe një magazinë në zonën e Laprakës.

Në dhjetor  2012  delta çeli  në qytetin e Sarandës një ekspozitë dhe një magazinë bashkëkohore  dhe më pas Fieri do të ishte qyteti i radhës ku Delta Group do të shtrinte aktivitetin e saj, me hapjen  e një tjetër ekspozite.

Ndërkohë, brenda këtij viti, në 3 tetor 2013 hapet në Tiranë showroom-i i ri, si një ndër showroom-et më të mëdhenj dhe më modernë në rajon.

Viti 2008 do të sillte themelimin e DAST, produktet e të cilit menjëherë njohën një pranim në masë në tregun vendas dhe shumë shpejt këto produkte do të bëheshin një  faktor i rëndësishëm në tregun Ballkanas e më gjerë. Vit pas viti numri i produkteve që mbajnë vulën DAST, u shtuan me hapa teje të  shpejtë, duke numëruar sot rreth 400 të tillë në gamën e: ngjitësave, finove, silikonëve, rifiniturave , autonivelantëve, adetivëve, hidroizoluesve e shumë e shumë produkteve të tjera në fushën e ndërtimit.

Aktualisht DAST  zotëron rreth 73 % të tregut vendas si dhe është prezent me produktet e tij në  vendet e rajonit ku përfshihen Kosova, Mali i zi, Maqedonia, Bosnia, Serbia, Greqia etj. Falë një strategjie të mirë studiuar nga kompania përsa i përket eksporteve  lista e vendeve është edhe më e gjerë si Italia, Gjermania, Zvicra, Suedia, Tunizia, Gana, Libani etj. Zemra dhe origjina e procesit të zhvillimit  të  produkteve DAST është Laboratori Qëndror në Durres, Shqipëri si dhe në konsultime të vazhdueshme me disa qendra të njohura të kërkim zhvillimit në mbarë botën. Produktet DAST janë të certifikuara sipas standardeve teknike EN dhe ECO Frendly ndërsa menaxhimi i cilësisë realizohet sipas standardeve  TUV.  DAST duke qenë një kompani me vizion të qartë përsa i përket strategjisë së zhvillimit dhe inovacionit, krijoi DAST Akademi e cila  është akademia e parë në vend e rajon që la gjurmët e para përsa i përket këtij sektori dhe njëherazi një shembull i ndjekur nga biznese të tjera më pas. Në mbështetje të industrisë së ndërtimit kjo akademi ofron një gamë të gjerë programesh certifikimi dhe diplomimi përmes bashkëpunimit profesional me partnerë të njohur jashtë Shqipërisë, duke realizuar një  njohje të  shkëlqyer nga çdo pjesmarrës i metodave të aplikimit por edhe të përbërjes së produkteve DAST.

Në mars 2012  portofolit të kompanive të grupit, i’u shtua edhe Deutschcolor sh.a, një nga kompanitë më të mirënjohura ndërkombëtare.

Deutschcolor i ka fillesat në Janar të vitit 1914 në Berlin, Gjermani, ku pavarësisht kohës së hershme të krijimit, shumë shpejt emri dhe marka Deutschcolor u ndërkombëtarizuan, duke u shndërruar sot në prodhuesin më të madh të bojrave gjermane për ambiente të brendshme dhe të jashtme, silikoneve dhe stukove, shkumave dhe primer-ave. Sot Deutschcolor lider në  industrinë  e prodhimit të bojrave për vite ka provuar që çelësi i suksesit të biznesit është prodhimi i produkteve në harmoni të plotë me kushtet mjedisore. Deutschcolor me një orientim global ka përfaqësinë  e vet në shumë vende si Gjermani, Austri, Kanada, Zvicër, Hollandë  etj.

Si rrjedhojë e penetrimit të plotë në tregun vendas e rajonal dhe rritjes së kërkesës nga konsumatorët,  startoi ndërtimi i fabrikës Deutschcolor e cila do të jetë e prekshme në vitin 2017. Besimi që gjigandi Gjerman i prodhimit të bojrave i dha kompanisë, vit pas viti u përkthye në një bazë  të fuqishme klientësh të  besuar.

Risia më e fundit nga Delta Group vjen më 28 Mars 2012, me brand-in e ri delta home, në zemër të Tiranës në zonën e ish Bllokut. delta home sjell në Shqipëri ekskluzivitetin e tregtimit të markave më të mira ndërkombëtare për arredimin e ambjenteve, si; kuzhina, dhoma gjumi, dhoma ndenje, poltrona, divane, dhoma për fëmijë, zyra, studio dhe garderoba nga më klasiket tek më modernet nga emrat më të njohur të arredimit si Veneta Cucine,Natuzzi,Ipe Cavalli, Cantori Cattelan Italia, Las Group, Batistella etj. Filozofia e Delta Home nuk ka qenë vetëm tregtimi i produktit, por asistimi deri në fund i klientit për çdo kërkesë të tij. Qëllimi parësor i Delta Home është të transmetojë komoditet, relaks dhe ngrohtësi në çdo ambient që zgjedh produktet e saj.

Që prej Shkurtit të vitit 2015 Thermoswiss është  pjesë e Delta Group. Thermoswiss është  fabrika më e re e prodhimit të polisterolit në Shqipëri.

Rreth 70 % e produkteve të saj eksportohen, kjo pasi produktet e kësaj fabrike janë në përputhje me normat e standardeve ndërkombëtare. Thermoswiss i ofron çdo klienti garancinë e produkteve cilësore dhe mbi të gjitha ekologjike kjo falë një kontrolli të vazhdueshëm nga laboratorët më në zë të këtij sektori në Zvicër dhe Gjermani.

Përvoja e fituar në vite, teknologjitë e reja të futura në treg kanë bërë të mundur që Delta Group të plotësojë kërkesat e konsumatorëve dhe tregut industrial.