Kompanitë e Delta Group vlerësohen me çmimin “Superbrands Albania”

“Superbrands  Albania”  ishin çmimet që ju akorduan kompanive të Delta Group:Deutschcolor, Delta Home, DAST  dhe Delta në 20 tetor të këtij viti. Në aktivitetin e organizuar në ambientet e Hotel Tirana International merrnin pjesë kompani të shumta shqiptare që kryejnë aktivitetin e tyre në fusha të ndryshme shërbimesh duke pasur  sukses në treg. Vlerësimi për kompanitë e Delta Group u bë nga një këshill i Organizatës së Superbrands  i cili përbëhet nga ekspertët më të mirë në vend në fushën e biznesit dhe medias. Pas 20 vitesh operimi në më shumë se 90 vende të botës kjo organizatë nisi procesin e vlerësimit të brandeve më të fuqishme  edhe në Shqipëri.

Ky vlerësim vjen në një kohë kur kompania Delta Group është e angazhuar maksimalisht për të përmbushur nevojat e kosumatorëve me produkte cilësore dhe së bashku me punonjësit e saj është e motivuar për të ecur para me të njëjtat objektiva që ka përcaktur që në gjenezë të saj. Marrja e këtij çmimi është krenari për të gjithë ata që janë pjesë e familjes së madhe Delta Group si dhe është një motivim për më shumë punë për të tejkaluar sukseset e arritura deri tani. Këto çmime janë shpërblimi për punën e kryer përgjatë viti 2015-2016 ndërsa viti i ri që prin, pritet ta gjejë kompaninë edhe më të madhe në investime ku po punohet fort për ndërtimin e fabrikës së bojrave Deutschcolor që do të thotë edhe më shumë mundësi punësimi në vend.