Ngjyra trend për 2018? Është “In” por për ata që guxojnë

Kërkoni të mbeteni në trendin e sezonit? Kërkoni një ngjyrë femërore  për t’i dhënë një pamje të gjallë veshjeve tuaja dimërore dhe ambientit ku jetoni.  Lejlaja është nuanca e duhur për ju. Jemi në 2018 dhe pasarelat e modës janë veshur nga nuanca “in” e këtij sezoni.  Nëse flasim për lejla, flasim për një lejla sensuale . Ky tonalitet nuk kalon pa  u vënë re tek veshjet dhe aksesorët. Ju do të dëshironi ta keni atë në: pulovra, fustane, funde me pala, bluza, por edhe çanta e këpucë. Ngjyra lejla do të na pushtojë të gjithëve këtë sezon. E sigurisht shkëlqimit të saj nuk do t’i shpëtojnë  as aksesorët duke qenë një ngjyrë që kombinohet me ngjyrat e tjera. Ky trend është perfekt për personat që kërkojnë të eksplorojnë, eskperimentojnë dhe që kërkojnë diçka origjinale dhe ndryshe. Nëse guxoni atëhere kjo ngjyrë do të pushtojë edhe ambientet e shtëpisë tuaj, por me masën e duhur për të mos u kthyer në një ngjyrë mbytëse. Ajo në vetvete është një ngjyrë shik e cila kombinohet edhe me ngjyrat e tjera. Faqeve të mureve ajo ju jep thellësi ndërsa në mobilje kompozohet shumë mirë me ambientin ku qëndron. Ngjyra lejla ka rezistuar prej disa sezoneve duke na shoqëruar edhe në 2018.