Një tualet i zbukuruar për festa. Pse jo?

Një shtëpi e zbukuruar për festa krijon një ambient të ngrohtë dhe familjar duke i përfshirë të gjithë në këtë atmosferë. Po kush tha që ky zbukurim duhet të përqëndrohet vetëm tek dhoma e ndenjes ?  Mos e humbisni mundësinë për të dekoruar edhe tualetin si një zonë tjetër e shtëpisë e cila kërkon vëmendje.  Motivet që zgjidhen mbeten në shijet personale bashkë me ngjyrat e tyre.  Ne kemi vendosur të qëndrojmë tek bora dhe plaku i borës. Ngjyrat janë të bardha dhe e kaltër të cilat do të qëndronin shumë bukur në një tualet ku mbizotëron ngjyra e bardhë. Nëse jeni të qartë se çfarë dëshironi, nisni nga puna. Si fillim kujdesuni për setin e peshqirëve,  duke zgjedhur ata të duhurit me motivet që dëshironi. Më pas kaloni tek kompleti i rrugicave i cili duhet të jetë  në një linjë me peshqirët  dhe në fund një veshje për kapakun e WC – së  dhe kasetën.

Mos u limitoni në zgjedhje. Nëse pëlqeni një pinguin zgjidheni, nëse do të dëshironi babagjyshin zgjidheni, mjafton që në tërësi të mbeteni të kënaqur me rezultatin që kërkoni të arrini. Të arredosh në mënyrë të personalizuar tualetin mund të jetë më e vështirë se sa ambientet e tjera të shtëpisë, por nëse gjen çelësin e duhur, kjo mund ti japë një pamje tjetër edhe kësaj pjese të shtëpisë.