ABA Center

ABA Center

Ndërtesa që solli risi në konceptimin e ndërtimit të qendrave të biznesit , ABA Bussines Center zgjodhi ti bashkohej garancisë që ofron Delta Group.
Çdo pllakë e përdorur brenda dhe jashtë kësaj ndërtese ju besua cilësisë së pllakave që vijnë nga Delta.
Një strukturë e bukur 21 katëshe, me lartësi 80 metra, simbol i arkitekturës moderne në Shqipëri, me qëllim arritjen e komoditetit maksimal, zgjodhi Deltën e cila mund t’ia ofronte atë.
Çdo hapësire të kësaj ndërtese ju dha një tjetër dimension nga pllakat e zgjedhura me shumë kujdes.
Ambientet e brendshme të tualeteve të qendrës po ashtu u kompletuan me produktet e Hansgrohe dhe Duravit.
Aba Business Center është një ndërtesë ku arkitektura moderne ndërthuret me stilin e veçantë që ofron Delta me produktet e saj.