Partner Hotel

Partner Hotel

Me një ndërtim modern dhe bashkëkohor Hotel Partner zgjodhi të bashkëpunojë me Delta Group me qëllimin për të ofruar komoditet, relaks dhe siguri.
I gjithë hoteli u ndërtua me produktet cilësore të DAST si ngjitësit e pllakave, suva, llaçra, rinitura,
hidroizolues, termoizolues, grafiato etj.
Delta sigurisht ishte e pranishme dhe me pllakat cilësore të cilat u zgjodhën me shumë shije për ti dhënë një pamje tjetër hotelit duke bërë kështu një binom të fortë në ndërtim siç është DAST dhe Delta.
Zbukurimi i fasadës së jashtme ju besua Deutschcolor . Me ngjyrat e gjalla që ai ofron u realizua një fasadë po aq prestigjoze sa vetë hoteli.
Delikatesa e Hotel Partner është po ashtu atribut i vetëm i Delta Home. Me prekjen e saj në mobilim dhe arredim hoteli u kompletua me një pamje moderne dhe me klas.
Bojrat e Deutschcolor u përdorën edhe për ambientet e brendshme duke ju dhënë ngjyra këtyre hapësirave si dhe duke i bërë ato më mikpritëse.