Përgjegjësia Sociale

Përgjegjësia Sociale  është një nga prioritetet e kompanisë Delta Group me synimin për të kontribuar në përmirësimin e kushteve sociale dhe shëndetësore të komunitetit në vend por edhe me fokus ndaj mjedisit. Përgjegjësia e kompanisë është e ndarë në dy drejtime në përgjegjësinë  humane dhe në përgjegjësinë mjedisore. Kontributi i kompanisë  në përgjegjësinë sociale ka qenë aktiv dhe vullnetar. Kompania Delta Group është e pranishme në sponsorizimin e aktiviteteve të ndryshme artistike dhe sportive duke i parë këto dy sektorë si shumë të rëndësishëm që ndikojnë në jetën kulturore dhe shëndetësore të komunitetit.

Një tjetër sektor i rëndësishëm është edhe përgjegjësia mjedisore. Delta Group është e vetëdijshme që problemet ekologjike, nuk janë vetëm probleme të së tashmes, por ato shtrihen në kohë drejt së ardhmes. Me këtë përgjegjësi, kompania vazhdimisht i ka përkushtuar  shumë vëmendje përzgjedhjes së lëndës së parë të standardizuar dhe pro Ecosistemit, tek përdorimi i teknologjive miqësore me mjedisin në prodhimin e produkteve të saj, duke e vazhduar edhe më tej zinxhirin e natyrës duke ofruar kështu produkte cilësore dhe ekologjike.