Stërvitja, zgjedhja e duhur për një zemër të fortë

Vetëm një orë stërvitje në ditë mund të përgjysmojë rrezikun e goditjeve në zemër. Sipas studimeve të fundit një orë ushtrime të moderuara janë të mjaftueshme për të pasur një jetë të shëndetshme.

Ushtrimet ndihmojnë në  uljen e tensionit të gjakut dhe përmirësojnë qarkullimin e tij. Studime të shumta sugjerojnë se edhe ushtrimet e thjeshta si joga apo pilates mund të kenë efekte pozitive. Me kalimin e viteve enët e gjakut e humbasin fleksibilitetin e tyre dhe kjo e vështirëson procesin e qarkullimit të gjakut të pasur me oksigjen në organet të cilat kanë më shumë nevojë .

Jeta sedentare ka bërë që të shtohen më shumë sëmundjet e zemrës edhe në moshat  e reja. Për ti shmangur ato, mënyra më e mirë janë ushtrimet dhe stërvitja që duhet të bëhet çdo ditë. Dalja në natyrë do të ishte zgjidhja ideale por nëse nuk është e mundur atëherë mund të frekuentohet  palestra  ose stërvitja në shtëpi.