DAST Akademi, mundësi infomimi për produktet dhe risitë e DAST

DAST Akademi, është  një organizim i suksesshëm i kompanisë  DAST, krijuar fillimisht si një nismë e nevojshme për informim, e tashmë pas më shumë se 4 vjetësh vijon si një traditë  e kërkuar  nga çdo bashkëpuntor dhe klient i DAST.
Ajo që e diferencon DAST nga çdo sipërmarrje tjetër është  pikërisht fokusi që  i jep  jo vetëm cilësisë maksimale dhe garancisë së produktit, por edhe përçimit siç  duhet dhe në  kohë  të  informacionit për çdo produkt dhe risi që vjen nga DAST për tregun Shqiptar dhe  jashtë vendit.
Tradita DAST Akademi është një fokus i veçantë  edhe  për kompanitë  e tjera të  Delta Group  dhe qartë  mund të shihet se interesi publik për  këtë  event vjen çdo ditë e më shumë. Seminaret e DAST kanë pasur një shtirje në të gjithë vendin dhe më gjerë duke ju përgjigjur pyetjeve të mjeshtrave që kanë vendosur të punojnë me produktet e DAST. Me parimin DAST më mirë, më lehtë dhe më të sigurtë Akademia DAST ka zhvilluar seminare në qytetin e Shkodrës, në Lezhë, në Durrës, në Podgoricë, në Korçë, në Tetovë, në Kosovë etj. Seminare informuese janë zhvilluar edhe nga Deutschcolor me një interes të lartë nga bashkëpuntorët dhe klientët e produkteve të tij.  Filialet e shtuara të Deutshcolor në qytete të ndryshme brenda dhe jashtë vendit janë shoqëruar edhe me seminare informuese.

Krahas akademisë një tjetër risi nga Delta Group për trajnimet në përdorimin e produkteve të saj është edhe mjeti lëvizës. Ai ju vjen në ndihmë të  gjithë atyre që  punojnë me produktet  e kompanisë duke i zhvilluar tashmë trajnimet në frontin e punës ku ata ndodhen. Për herë  të parë në tregun vendas ofrohet
një shërbim i tille i cili mundësohet nga Delta Group.