Termoizolimi, një domosdoshmëri për shtëpitë tona

Gjithnjë dhe më shumë përditshmëria jonë po na tregon se termoizolimi është një  domosdoshmëri për shtëpitë tona. Në kohën kur çmimi i energjisë elektrike po rritet, rezervat e lëndës drusore po pakësohen si rrjedhojë e prerjeve pa kriter,  përdorimi i bombulave të gazit mbetet të jetë i pasigurtë duhet të shikohet mundësia e një sistemi i cili do ta bëjë shtëpinë të jetë më e ngrohtë. Termoizolimi është zgjidhja perfekte për të kursyer energji, si dhe për të mbrojtur ndërtesën nga myku dhe lagështira. Nëpërmjet implementimit të këtij sistemi, eleminohet depërtimi i temperaturave të jashtme ambientale në brendësi të ndërtesës dhe anasjelltas.

Në të shumtën e rasteve ky sistem është i jashtëm, por nëse ju nuk keni mundësi të bëni një sistem të tillë, mënyra për të përmirësuar mbrojtjen termike është izolimi i mureve nga ana e brendshme.  Termoizolimi me produktet e Dast është i përshtatshëm për çdo lloj ambienti, qoftë ky një ambient në brendësi të ndërtesave ekzistuese të vjetra ose në ndërtimet e reja. Ky sistem implementohet shpjetë duke ndikuar drejtpërdrejtë  në një jetesë cilësore për të gjithë pjestarët e familjes.